Artan Fuga i drejtohet opozitës/ “Nëse nuk kanë k*llqe, të na lënë veshët rehat”

0
34
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Akademiku Artan Fuga ka komentuar aksionet e opozitës dhe paralajmërimet për protesta dhe mosbindje civile duke i quajtur ato skenare me detektivë.

Fuga, në postimin e tij në rrjetet sociale, shkruan se në Shqipëri të gjitha postet politike në administratë, postet shtetërore të fituara me zgjedhje ose me emërim, publike, ose gjysmë publike, mund të mbahen jo më shumë se dy mandate, dhe në raste të caktuara me ligj, vetëm një mandat, pa të drejtë përsëritjeje.

Fuga thekson se nëse opozita nuk ka këllqe dhe vullnet të ndryshojë apo realizojë skenaret e saj atëherë duhet të lënë qytetarët të jetojnë jetën si të duan.

“Ka këllqe opozita, ciladoqoftë ajo, e vërteta, ajo prej gjasme, ajo gjysmegjasme, opozita sipas hallit, opozita pa opozitarë, opozita e studiove televizive, opozita grindavece, opozita e miliardereve, opozita e opozites, etj., t’i leje skenaret me dedektiva dhe te shpalli kete?

Ne republiken e Shqiperise te gjitha postet politike ne administrate, postet shteterore te fituara me zgjedhje ose me emerim, publike, ose gjysme publike, mund te mbahen jo me shume se dy mandate, dhe ne raste te caktuara me ligj, vetem nje mandat, pa te drejte perseritjeje.

Ka këllqe dhe vullnet?

Nëse nuk ka, të n’a lënë të shtyjmë jetën si dimë vetë, rrakazhdraka, të paktën të n’a rrinë veshët rehat!”, shkruan Fuga.

Zjarr Tv Ad