Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Teksa ka nisur seanca plenare, deputetët e opozitës kanë hedhur tymuese në sallën e Kuvendit.
Që në nisje të fjalës së kryepalaramentares Lindita Nikolla, opozitarët, pasi kanë hedhur disa tymuese, kanë nisur që t’i bien tavolinave me duar në shenjë kundërshti. Ndërkohë Noka edhe pse u përjashtua, ndezi disa letra në sallë. Sakaq, Nikolla i bëri thirrje që t’i thërrasë arsyes.
Ndonëse situata në Kuvend nuk i ngjan atyre seancave të zakonshme, socialistët kanë vijuar me rendin e ditës, ku kanë vijuar me fjalimet e tyre, ndonëse duke hasur me protestën e opozitës.