“E drejta e fjalës është zëvendësuar me dhunën në Kuvend”, Bejko: Shqipëria, larg BE. Klasa politike po pengon integrimin e saj

0
34
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nënkryetari i PD-së, Roland Bejko theksoi Shqipëria është shumë larg BE-së për shkak të klasës politike. Në një intervistë për ‘Tirana Live’ në ABC News, Bejko komentoi edhe kaosin e krijuar në Kuvend kohët e fundit nga Foltorja, teksa tha se e drejta e fjalës është zëvendësuar me dhunën.

“Aspiratat nuk janë realizuar sepse qëllimi i studentëve në atë periudhë ishte integrimi i Shqipërisë në BE. Shqipëria nuk është si gjithë Evropa, është larg bE-së. Disa procese pozitive janë bërë në këto vite por klasa politike sot e ka penguar integrimin e Shqipërisë në Evropë dhe ka deformuar demokracinë. Në vend që të kemi dialog, kemi konflikt politik. Kjo është cilësi e liderëve autoritarë. Kjo ka mbjellë mungesën e shpresës. PD ka dalë nga pozicioni i vështirë, është duke krijuar ritmin dhe kapur kohën.

Është në fazën e hartimit të programit të ri dhe prezantimit me një alternativë të besueshme qeverisëse. E shikoni se çfarë ndodh në parlament.Ka kaos dhe konflikt. Aty ka ikur e drejta e fjalës dhe është zëvendësuar me dhunë. Është skenar që luhet nga të dyja palët. Ajo që humbet është demokracia dhe qytetarët shqiptarë. Pjesa tjetër e politikës që do të flasë për qytetarët dhe hallet e tyre bllokohet”, u shpreh Bejko.

Zjarr Tv Ad