Kaosi dhe tensionet në Kuvend, Partia Socialiste kërkon përjashtimin e 7 deputetëve të opozitës

0
38
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Partia Socialiste ka kërkuar përjashtimin e 7 deputetëve të opozitës, pas kaosit dhe tensioneve në seancën e fundit në Kuvend.

Për të shqyrtuar kërkesën, sot mblidhet Sekretariati i Etikës, që do të vendosë nëse do të përjashtojë 7 deputetët.

PS ka kërkuar përjashtimin e Ervin Salianjit, Lefter Gështjenës, Bledion Nallbatit, Asllan Dogjanit, Isuf Çelajt, Luan Baçit dhe Xhelal Mziut.

Çfarë ndodhi në seancën ku u miratua buxheti dhe paketa fiskale:

Seanca zgjati vetëm 7 minuta dhe për shkak të protestës së opozitës, buxheti kaloi pa diskutime. Të vetmit që dolën kundër protestës së opozitës dhe morën pjesë në votim ishin 4 deputetët që njohin kryetar Lulzim Bashën. Flutura Açka, Merita Bakiu, Andia Ulliri dhe Selaudin Jakupllari votuan kundër buxhetit.

Në kushtet kur Sali Berisha, Gazment Bardhi e Flamur Noka mungonin në seancë për shkak se janë përjashtuar, protesta e opozitës u udhëhoq nga deputetët Ervin Salianji, Nallbati e Dogjani. Këtë të fundit e përjashtoi nga seanca kryeparlamentarja Lindita Nikolla. Vendimi erdhi me pretendimin se Asllan Dogjani hodhi tymuese në Kuvend gjatë seancës.

Por pavarësisht kaosit, flakës e tymit të krijuar nga flakadanët, karrigeve të vendosur si barrikadë në mesin e sallës, goditjeve të tavolinave me grushte, socialistët ngritën kartonët jeshil dhe miratuan paketën fiskale dhe buxhetin e 2024 pa asnjë diskutim, ndërsa rrëzuan amendimet e bëra nga demokrati Bujar Leskaj.

Zjarr Tv Ad