Këshilli i Mandateve do të mblidhet më 18 dhjetor në orën 12:00 për të diskutuar kërkesën e SPAK, e cila kërkon heqjen e imunitetit për ish-kryeministrin, Sali Berisha.
Mbledhja do të zhvillohet në Kryesinë e Kuvendit.
Berisha gjatë ditës së sotme, është shprehur se do të respektojë vendimin e Kuvendit.
Njoftimi:
Të nderuar kolegë,
Mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin për shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit Sali Berisha, nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit, do të zhvillohet në datën 18.12.2023, ora 12.00, në Kryesinë e Kuvendit.
(Urdhër nr. 69, datë 12.12.2023, i Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla).