Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Deputeti Oerd Bylykbashi foli në lidhje me situatën që është krijuar në politikë dhe betejën e opozitës.
Në një intervistë për emisionin “Now” në Euronews Albania, ai theksoi se po kërkojnë vetëm të drejtën Kushtetuese.
Ai theksoi se mazhorancës do i përgjigjen në çdo lloj forme, qoftë dhe me mosbindje civile.
“Ne po kërkojmë të drejtën kushtetuese, Rama e pengon. Ne protestojmë, Rama përjashton. Ne do i përgjigjemi mazhorancës me të gjitha format që do të jenë të nevojshme. Do të ketë mosbindje civile, forma do ti shohim të gjitha. Sigurisht që do të ketë protesta në raport me atë që po ndodhë”- tha ai.