Masakroi me thikë 26-vjeçaren shtatzënë brenda banesës së saj në Itali, arrestohet shqiptari

0
39
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Bujar Fandaj, i cili masakroi me thikë një 26-vjeçare shtatzënë në Itali është arestuar.

41-vjeçari nga Kosova u vendos në pranga për vrasjen e Vanessa Ballan në Treviso, e cila u godit 7 herë me thikë.

Ai është dërguar në burgun e Trevisos dhe para hetuesve nuk ka bërë asnjë deklaratë.

Viktima, e cila nënë e një fëmije të vogël dhe në pritje të shtatzënë dhe nënë e një fëmije të vogël dhe shtatzënë me fëmijën e saj të dytë, u gjet e pajetë mëngjesin e së martës, 19 dhjetor, në shtëpinë e saj në Riese Pio X, në provincën e Trevisos.

Ajo u godit me thikë për vdekje në gjoks. Ndër të parët që ngriti alarmin së bashku me një fqinj ishte partneri i saj, Nicola Scapinello, me të cilin Vanessa ishte së bashku prej 11 vitesh.

Ishte bashkëshorti i 26-vjeçares që gjeti trupin e saj të pajetë në pragun e shtëpisë së saj në fshatin Spineda.

Viktima punonte si arkëtare në një supermarket dhe kishte marrë lejen e lindjes. Djali i saj 4 vjeçar, ishte në kopsht kur ndodhi ngjarja.

Bujar Fandaj, i dyshuari për vrasjen e 26-vjeçares, u arrestua pak larg shtëpisë së tij në Altivole (Treviso).

Njohja e shqiptarit me viktimën

Vanessa Ballan u godit për vdekje me thikë në shtëpinë e saj. 41-vjeçari dyshohet dse ka hyrë në shtëpi nga dritarja dhe e ka gjetur viktimën të veshur me pizhame.

Në atë moment ai e ka sulmuar dhe fillimisht duke e qëlluar në fytyrë dhe më pas duke e godiitur të paktën shtatë herë me thikë në gjoks.

Në duart e gruas u gjetën lëndime të shumta, duke konfirmuar se Vanessa Ballan u mbrojt deri në fund në një përpjekje të dëshpëruar për t’i shpëtuar jetën e saj.

Alarmi u ngrit nga bashkëshorti i saj Nicola Scapinello, i cili ishte kthyer për drekë, dhe fqinji i saj.

Ata lajmëruan ambulancën por kur mjekët mbërritën në vendngjarje s’mund të bënin dot asgjë për ta shpëtuar.

Vanessa Ballan kishte humbur jetën si pasojë e plagëve të marra në gjoks. Dyshohet se viktima dhe vrasësi njiheshin me njëri-tjetrin.

Javët e fundit ai e ka përndjekur, madje është shfaqur në vendin e saj të punës. Gruaja e kishte denoncuar edhe për përndjekje dhe policia kishte ndërhyrë, me sa duket kishte arritur deri aty sa i kishte konfiskuar edhe telefonin për të vërtetuar kërcënimet.

Zjarr Tv Ad