“Do të të publikoj video intime”- E masakroi me thikë, si u shantazhua dhe kërcënua me vdekje 26-vjeçarja shtatzënë nga shqiptari pasi i dha fund lidhjes jashtëmartesore

0
36
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një krim i rëndë ka ndodhur mëngjesin e së martës (19 Dhjetor) në Treviso, ku një 41-vjeçar nga Kosova dyshohet se ka masakruar me thikë një 26-vjeçare shtatzënë në banesën ku ajo jetonte në Riese Pio X.

Vanessa Ballan dyshohet se ka pasur një lidhje jashtëmartesore me Bujar Fandaj, marrëdhënie e cila kishte marrë fund. Por pas ndarjes 41-vjeçari e kishte shantazhuar se do t’i publikonte disa video intime dhe më pas e kërcënoi me vdekje.

Bujar Fandaj, banues në Altivole ishte denoncuar në polici nga 26-vjeçarja tetorin e vitit të kaluar.

Por mëngjesin e djeshëm duket se shqiptari ka vendosur në jetë planin e tij të hakmarrjes duke masakruar me thikë Vanessa Ballan, e cila ishte nënë e një djali 4-vjeçar dhe në pritje të fëmijës së saj të dytë.

Bujar Fandaj u arrestua pas ngjarjes së rëndë, por ka hedhur para hetuesve.

Vanessa ishte tre muajshe shtatzënë dhe punonte në një supermarket. Ajo banonte në Riese Pio X me partnerin e saj.

Mëngjesin e së martës, kur ndodhi edhe krimi i rëndë, bashkëshorti i saj kishte shkuar në punë, ndërsa djali ishte në çerdhe.

Shqiptari, i cili punonte si korrier, pasi parkoi furgonin e vogël që zakonisht përdorej për dërgesa, shkoi në pjesën e pasme të shtëpisë saj duke u ngjitur në një gardh. Më pas ai theu dritaren e banesës me çekiç dhe u fut brenda në shtëpi, rapoton Corriere.

Vanessa, e cila ende ishte e veshur me pizhama, u përpoq të luftonte për jetën e saj, por 41-vjeçari, me një thikë të cilën e kishte marrë me vete, e goditi 7 herë me thikë në gjoks dhe në bark.

Hetuesit, të udhëhequr nga prokurori Michele Permunian, e cilësuan skenën përballë të cilës ata u gjendën si një masakër të vërtetë.

Bujar Fandaj, pasi kishte vendosur thikën në një lavaman është larguar nga vendngjarja dhe u zhduk pa lënë gjurmë. Por ai u arrestua mbrëmjen e së martës, jo shumë larg shtëpisë së tij në San Vito të Altivole.

Ai nuk rezistoi dhe u arrestua nga policia italiane. 41-vjeçari ishte larguar me furgon dhe lëvizjet e tij ishin filmuar nga kamerat e sigurisë.

Vrasja e Vanessa-s u zbulua pak pas orës 12, kur partneri i saj, Nicola, u kthye në shtëpi për pushimin e drekës dhe e gjeti veten përballë skenës së tmerrshme.

Ai gjeti partneren e tij të pajetë dhe të gjakosur, në shkallët e banesës

I tronditur dhe me ndihmën e një fqinji, njoftoi ambulancën. Në trupin e vajzës u zbuluan plagët e shkaktuar me thikë si dhe plagë të dukshme në duar, që do të thotë se Vanessa është përpjekur të mbrohej deri në fund, fatkeqësisht pa rezultat.

Zjarr Tv Ad