Në studion e emisionit ‘Pushteti’ të drejtuar nga Besnik Sulejmani, në Fax News mbrëmjen e djeshme u diskutua çështja e heqjes së imunitetit të Sali Berishës nga Komisioni i Mandateve me kërkesë të SPAK.
Ish-deputeti Lefter Maliqi u shpreh se Sali Berisha nuk i trembet asnjë gjëje pasi zbaton ligjin me përpikmëri. Sipas tij, Rama ka frikë ndërsa Berisha jo. Madje edhe në kohët e 97′ ish-kryeministri i përmendte me emër këdo, që nga Aldo Bare dhe tek Zani i Çaushit.Në studion e emisionit ‘Pushteti’ të drejtuar nga Besnik Sulejmani, në Fax News këtë mbrëmje u diskutua çështja e heqjes së imunitetit të Sali Berishës nga Komisioni i Mandateve me kërkesë të SPAK.
Ish-deputeti Lefter Maliqi u shpreh se Sali Berisha nuk i trembet asnjë gjëje pasi zbaton ligjin me përpikmëri. Sipas tij, Rama ka frikë ndërsa Berisha jo. Madje edhe në kohët e 97′ ish-kryeministri i përmendte me emër këdo, që nga Aldo Bare dhe tek Zani i Çaushit.
E vetmja gjë për të që i duhet opozitës dhe i duhet ta marri është vula, prandaj thotë ai më datë 27 dhjetor duhet të jemi të gjithë tek Gjykata e Lartë.
Lefter Maliqi: Berisha është trim dhe i zbaton ligjet me përpikmëri. Më thoni një lider si Berisha që i përdor me emër të gjithë, edhe atëherë që nga Bare, Zani i Çaushit. Nuk ka frikë Berisha. Për 21 janar e shikon Ramën që çon lulet me plakat. I patë nja 300 burra në rrjesht të parë që rrihnin policat. U fut ndonjë në burg nga ata? Ka 3-4 veta që i kërcënon. Po guxoi ndonjë foli aty. E pe Vuçiçin si fitoi, kë ka shok ai këtë ka. Vuçiçi ka shok dhe Putinin. Tani pa që Berisha u kthye. Vetëm kjo vulë është. Po u mor dhe vula… prandaj datë 27 duhet të jemi atje. Ça bën tani? Mban në presion Berishën. Hap legjenda edhe për Metën sikur do arrestohet. Ngrenë opinionin. Të mbash për 200 mijë lekë në burg Belerin.