Portugezi Ruben Saraiva i cili dyshohet se ekzekutoi biznesmenin Ardian Nikulaj në lokalin e tij në Shëngjin të Lezhës, pritet që të esktradohet në Shqipëri brenda këtij viti.
Një grup agjentësh shqiptarë nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë dhe INTERPOL prej dy ditësh ndodhen në Rabati për të finalizuar edhe procedurat e ekstradimit të portugezit nga Maroku drejt vendit tonë.
Ruben Saraiva pritet të mbërrijë në Shqipëri më 31 dhjetor, ndërsa për të negociuar me Marokun për ekstradimin e tij në “lojë” ka hyrë edhe vetë ministri i Brendshëm, Taulant Balla.
Nga pamjet filmike është vërtetuar se portugezi kishte rolin e ekzekutorit të biznesmenit, ndërsa është ndihmuar edhe nga katër shtetas britanikë, të cilët u hoqën si turistë dhe të gjithë janë të arrestuar në Britani.
Prokuroria si porositës të vrasjes akuzon Edmond Haxhinë, i cili është po ashtu është arrestuar në Britani.