Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Kryeministri Edi Rama, është pyetur nga gazetarët në një konferencë për shtyp ditën e djeshme, nëse do të ketë mbështetjen e Lulzim Bashës për të plotësuar 84 vota në Parlament për të ndryshuar reformën zgjedhore dhe për të miratuar amnistinë fiskale.
Në përgjigjen e tij, kryeministri ka ironizuar Lulzim Bashën, duke thënë “në këtë orë kurrë mos pyesni për të”.
Rama: Sa është ora?
Gazetarja: Ka kaluar ora e gjumit, besoj.
Rama: Në këtë orë kurrë mos pyesni për të.
Kujtojmë se Rama mbajti një konferencë për mediat nga Shëngjini, pas mbledhjes informale dy ditore të qeverisë.