“Turp, Nikolla”- Nuk u njoftua për mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, Flutura Açka: Keni një batalion me sekretarë që ju fshijnë këpucët, por s’kanë kohë për një telefonatë zyrtare

0
26
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetja e PD-së. Flutura Açka ka reaguar ashpër pasi nuk u njoftua nga Kuvendi për mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve.

Deputetja Açka shprehet se nuk është njoftuar në asnjë formë për mbledhjen, teksa i drejtohet kryeparlamentares “Turp, zonja Nikolla”.

“Keni njē batalion me sekretarë që ju fshijnë edhe këpcët, dhe nuk kanë kohë për një telefonatë zyrtare”, i drejtohet Açka, kryetares së Kuvendit.

Ligjvënësja e PD-së shprehet se Kuvendi është kthyer në një ngrehinë gaztore, “ku bëhen shakatë e klanit më korruptiv që ka parë ndonjëherë parlamentarizmi”.

Reagimi i plotë:

Kuvendi i Shqipërisë, kjo ngrehinë gaztore!

Zonja Nikolla,

Unë nuk jam njoftuar në ASNJË formë e mënyrë që sot Kuvendi ka:

Konferencën e Kryetarëve

Turp, zonja Nikolla! Keni njē batalion me sekretarë që ju fshijnë edhe këpcët, dhe nuk kanë kohë për një telefonatë zyrtare. E keni kthyer Kuvendin nē një ngrehinë gaztore, ku bëhen shakatë e klanit më korruptiv që ka parë ndonjëherë parlamentarizmi.

Të paktën demokratët, por edhe shqiptarët, i kanë shumë qartë bashkëpunimin tuaj më KË opozitar dhe SI bashkëpunon Edi Rama.

Zjarr Tv Ad