U martua me të miturën, burg 34-vjeçarit, në seancë mbuloi fytyrën me xhup

0
41
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata e Shkalles së Parë të rrethit Gjyqësor Fier ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për 34-vjeçarin, Aranit Arapi, i akuzuar për veprën penale ‘kryerje e marrëdhënieve seksuale me te mitur’.

Arapi ka dalë sot para trupit gjykues të kryesuar nga prokurore Oliana Gjergjefi, për t’u njohur me masën e sigurisë, lidhur me rrëmbimin dhe “martesën” me një 14 vjeçare në Divjakë. Çështja është gjykuar nga gjyqtarja Klodiana Kryeziu.

Arapi u arrestua në banesën e tij në fshatin Kryekuq në Divjakë pas denoncimeve të shumta në Polici të familjes se vajzës minorene, me të cilën 34-vjeçari kishte gati 1 vit martesë.

Nëse vërtetohet se 34-vjeçari ka kryer marrëdhënie seksuale me të miturën, sipas kodit penal, rrezikon nga 7 deri në 15 vite burg.

Zjarr Tv Ad