Ligji i ri për turizmin: Licencë për apartamentet dhe bujtinat, gjoba për shkelësit

0
45
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Apartamentet dhe bujtinat nuk mund të strehojnë turistë, nëse nuk regjistrohen si biznese. Me këtë rregull, qeveria synon të formalizojë sektorin e turizmit. Ndryshimet në ligjin e turizmit të vitit 2015, sjellin ndryshime, të cilat synojnë t’i japin zgjidhje informalitetit, pasi numri i lartë i turistëve që regjistrohen në hyrje të kufijve shqiptarë nuk përkon me deklarimet që dalin nga strukturat akomoduese.

Për këtë arsye, qeveria do të krijojë një regjistër të ri, pjesë e të cilit do të jenë dhomat e thjeshta private, apartamentet moderne, shtëpitë tradicionale, bujtinat e vilat që do përdoren në funksion të turizmit. Me ndryshimet ligjore, tashmë çdo sipërmarrës që zotëron një strukturë akomoduese, duhet të regjistrohet në Qendrën Kombëtare të Biznesit dhe më pas të kërkojë certifikatë në ministrinë e Turizmit.

Pas këtij hapi, ai duhet të kryejë regjistrimin elektronik të klientëve me të dhënat mbi numrin e vizitorëve, netëve të qëndrimit, shtetësinë, rezidencën, gjininë dhe moshën. Projektligji parashikon edhe gjoba, kur këto biznese nuk i përmbahen rregullave të reja, nga 20 000 deri në 400 000 lekë. Nga ana tjetër, drafti rrit mundësitë për të financuar projekte në fushën e turizmit, të cilat do të financohen pjesërisht nga buxheti i shtetit.

Zjarr Tv Ad