Zbardhet skandali në klinikën ku ndërroi jetë 3-vjeçari! Vajzës së Roland Xhaxhos iu refuzua 6 herë licenca e klinikës dentare, e mori pas vdekjes së fëmijës

0
37
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

News 24 zbardh skandalin me klinikën ku ndërroi jetë 3-vjeçari Brian Spahiu, i cili bëri disa ndërhyrje në gojë. Klinika e Roland Xhaxhos nuk kishte licencë për klinikë dentare.

Në dokumente tregohet fakti se vajzës së Roland Xhaxhos, Ina Xhaxhos i është refuzuar marrja e licencës 6 herë dhe e ka marrë licencën vetëm 1 muaj pas ngjarjes tragjike, ku 3-vjeçari Brian Spahiu ndërroi jetë pas ndërhyrjes në klinikën dentare.

3-vjeçari kreu ndërhyrje në klinikën dentare në fund të muajit shtator 2023 dhe ndërroi jetë më 1 tetor, ndërsa në dokumentet vërtetohet se Ina Xhaxho e ka marrë licencën me 31 tetor 2023, një muaj më pas.




Zjarr Tv Ad