Rekurs për rikthimin në qeli të Dritan Goxhajt? Reagon Prokuroria e Tiranës

0
19
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Prokuroria e Tiranës ka reaguar në lidhje me lajmin e publikuar një ditë më parë se ky organ akuze ka bërë rekurs për rikthimin në qeli të ish-luftëtarit të UÇK-së, Dritan Goxhaj.

Me anë të një njoftimi, organi i akuzës thotë se “si prokurori e cila kryen hetime dhe përfaqëson kërkesat procedurale në shkallë të parë, nuk ka në kompetencat e saj rekursin e vendimeve të dhëna nga Gjykata e Apelit”.

Sipas Prokurorisë së Tiranës deri në datën 16 janar, Gjykata e Apelit akoma nuk e ka zbardhur vendimin dhe ai nuk është depozituar në sekretari.

“Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Partë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, nisur nga informacionet e bëra publike në media mbi një rekurs ndaj vendimit për lirimin e shtetasit D.G., bën me dije se si prokurori e cila kryen hetime dhe përfaqëson kërkesat procedurale në shkallë të parë, nuk ka në kompetencat e saj rekursin e vendimeve të dhëna nga Gjykata e Apelit.

Nga informacioni i administruar, rezulton se deri ditën e djeshme, 16.01.2024, Gjykata e Apelit akoma nuk e ka zbardhur vendimin dhe ai nuk është depozituar në sekretari.

Për këtë arsye, nuk kanë filluar afatet procedurale për Prokurorinë e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm për të ushtruar të drejtën e saj për rekurs”, thuhet në reagimin e Prokurorisë së Tiranës.

Zjarr Tv Ad