Kryebashkiaku i Skraparit, Adriatik Mema është kallëzuar penalisht në SPAK për veprën penale të korrupsionit. Mësohet se dy qytetare të Skraparit, Adriana Qevani dhe Miranda Bakiasi kanë kallëzuar ditën e sotme Memën në SPAK. Ai akuzohet për kryerjen e veprave penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendor” dhe “shpërdorimit të detyrës”.
Sipas kallëzimit panal të depozituar në SPAK, kryebashkiaku Mema ka favorizuar nëpërmjet mosveprimit Shoqërinë “Topi – Eki” sh.p.k. dhe shtetasin Anesti Topi, të cilët po ashtu janë kallzuar në SPAK dhe akuzohen për veprën penale të “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendor”, dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale”.
Mema dyshohet se ka lejur shtetasin Anesti Topi, të shkatërroj një parcelë toke prej 5.3 Hektarë tokë pyll 50 vjeçar me dru Ahu dhe Panjë, të ndodhur në Komunën Leshnje, Skrapar.