Ish-kryeministri Sali Berisha ka përfunduar dëshminë e tij në SPAK dhe ka folur për mediat, duke thënë se ka gjetur aty në “një karrige, Edi Raman dhe ne nje tjeter Charls McGonigal dhe një grup të terrorizuar”.
Berisha: Te dashur miq, gjeta aty, nje grup te terrorizuar. Një karrige bosh qendron MC Gonigal, na karrigen tjetër ishte Rama dhe unë në emër tuajin dhe të PD, u deklarova sa vijon:
Pasi i pyeta pse i hetoni në një terror kaq të madh, te hysh aty, hyn në një nuk mund ta imagjinoni se cfarë masash sigurie, a thua se kishte kohë njëri te merrej me ta.
Pasi iu deklarova, se Sali Berisha është këtu në përputhje me atë parim që beson, se çdo njeri thirret për hetim, duhet të paraqitet për t’u marrë në pyetje dhe kjo ka qenë qëllimi me kryesor i amandamentit, ndryshimit kushtetues në vitin 2012.
Kam ardhur këtu për t’ia thënë në sy në emër të demokratëve të gjitha ata që kam denoncuar për Edi Ramën dhe ju si mercenarë të tij
Kam ardhur iu thash te shemb piramiden e turpshme që keni ndrëtuar, në të cilën nuk ka asgjë të vërtetë, ka vetëm zbatim të porosisë politike, ju si grup krinimal, jeni të angazhuar në një betejë kundër pluralizmit dhe opozitës.
Jam këtu për të treguar aktet antikushtetuese që vendosët ndaj Sali Berishës. Jam këtë për të ddenoncuar aktet antiligjore për ‘i marrë pushtetin parlamentin.
Jam këtu për të denoncuar refuzimin e provave, që nuk ndodhë në asnjë vend, sepse provat ishin shkatërrimtare për ta.
Refuzuan ekspertizën e eksperteve të pavarur që tregojnë shëmtinë e këtij grup. Refuzuan dokumenta të cilat cilat faktojnë që kanë vepruar në bazë të urdhrave të Edi Ramës.
I pyeta, cili nga ju ka bashkëpunuar me McGonigal. Unë gjeta aty një atmosferë mortore. Shifnin të hutuar njëri-tjetrin dhe nuk dinin çfarë të thonin.
Kur përmend, Ballën, fytyrat u prishën komplet. U përgjigja të gjitha pyetje, po s’kishin pyetje ata ishin vetëdenigrim që i bënin vetes.