“Vrasës i pluralizmit”- Seanca parlamentare, deputetët e opozitës bllokojnë foltoren me pankarta

0
28
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetët e opozitës edhe në seancën e sotme kanë vendosur të bllokojnë punimet e Kuvendit. Këtë herë jo duke grumbulluar karriget në mes të sallës, por duke bllokuar foltoren me pankarta.

“Vrasës i pluralizmit”, thuhet në njërën prej tyre.

Të gjithë deputetët e aksionit opozitar janë rreshtuar dhe në duar mbajnë pankarta me mesazhe të ndryshme.

Nga ana tjetër, deputetët e Partisë Socialiste janë të gjithë ulur në pritje të nisjes së seancës.

Zjarr Tv Ad