Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Pasi mbledhja e orës 10:00 në Komisionin e Reformës Zgjedhore dështoi për shkak se u bllokua nga opozita, anëtarët do të mblidhet sërish, por këtë herë online.
Deputetët e opozitës bllokuan vendet dhe ndezën zhurmuesit, duke pamundësuar zhvillimin normal të takimit në Kryesinë e Kuvendit.
Mbledhja e komisionit mësohet se do të mbahet po sot, në orën 12:00.
Po ashtu, bëhet me dije se Damian Gjiknuri, do të mbajë një deklaratë për mediat nga salla e konferencave në Kryesia e Kuvendit, në orën 12.30.
Kujtojmë se deputetët e PD kërkojnë ribërjen e Komisionit të Reformës Zgjedhore, dhe që kryetar të jetë Oerd Bylykbashi si dhe të ketë një anëtarësi tjetër, kërkesë kjo që ende nuk është shqyrtuar.