Tre persona të maskuar grabitin pikën e këmbimit valutor në Tiranë, shembën murin për një ‘grusht’ lekësh

0
49
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një pikë këmbimi valutor është grabitur në zonën e Institutit në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, ndërsa sipas policisë autorët e maskuar kanë marrë shumën prej 30 mijë lekë.

Paraprakisht dyshohet se kanë qenë tre persona të maskuar të cilët kanë shembur një pjesë të murit të ndërtesës dhe më pas kanë hyrë.

Pasi kanë arritur të kryejnë misionin e tyre, autorët kanë përdorur një automjet tip BMW për t’u larguar.

Mësohet se janë sekuestruar edhe kamerat e sigurisë me qëllim për të identifikuar autorët.

Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Më datë 01.02.2024, gjatë natës, në Institut Bujqësor, në rrugën “Kastriotët”, shtetas ende të paidentifikuar kanë dëmtuar murin e një subjekti për këmbimin valutor, në pronësi të shtetasit F. Gj., 59 vjeç, kanë marrë 30 000 lekë të rinj, dhe janë larguar. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Zjarr Tv Ad