Aksidenti me vdekje në Librazhd/ Automjeti që drejtonte doli nga rruga dhe u rrokullis rreth 30 metra, arrestohet 21-vjeçari! Ja si është gjendja e të plagosurve

0
67
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia ka vendosur në pranga 21-vjeçarin që drejtonte automjetin që u aksidentua ditën e djeshme në aksin “Librazhd-Prrenjas”.

Makina që drejtohej nga 21-vjeçari Meglin Zeneli, banues në fshatin Qukës doli nga rruga dhe u rrokullis për rreth 30 metra duke përfunduar në trasenë e linjës hekurudhore.

Për pasojë një nga pasagjerët në makinë, shtetasi me iniciale D.B., humbi jetën. Të plagosur mbetën edhe 2 pasagjerët e tjerë në mjeti, si edhe shoferi të cilët janë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Shkak i aksidentit dyshohet se është bërë shpejtësia e lartë.

Zjarr Tv Ad