PS dënon 4 deputetët e opozitës! Bardhi përjashtohet 10 ditë nga Kuvendi!

0
38
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sekretariati i Etikës ka vendosur të përjashtojë nga punimet e Kuvendit 4 deputet etet e opozitës.

Gazment Bardhi është dënuar me 10 ditë përjashtim, ndërsa Flamur Noka, Bledjon Nallbati dhe Asllan Dogjani me 20 ditë.

Sipas vendimit te miratuar nga socialistet në mbledhjen e sekretariatit te Etikes, PS vendosi që deputetët që shkaktuan trazira në seancën e Kuvendit nuk do të lejohen të marrin pjesë në komisionet Parlamentare dhe në seancat plenare.

Më rëndë janë dënuar Noka, Dogjani dhe Nallbati të cilët akuzohen se kanë prishur seancën, pasi kanë ndezur zhurmuesit, ndërkohë që janë konfliktuar fizikisht me Gardën e Republikës.

Ndërkohë gjatë seancës së fundit, Asllan Dogjani ka hedhur sende në drejtim të kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla.

“Përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe në seancë plenare për 10 ditë” për deputetin Gazment Bardhi, duke filluar nga data 08.02.2024 deri më datë 17.02.2024.
“Përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe në seancë plenare për 20 ditë” për secilin nga deputetët Bledjon Nallbati, Asllan Dogjani dhe Flamur Noka, duke filluar nga data 08.02.2024 deri më datë 27.02.2024

Zjarr Tv Ad