“Do na kesh në sheshe”- Vota e diasporës, Adriatik Lapaj nga Roma: Rama ka frikë të përballet me popullin e tij!

0
56
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Lëvizja “Shqipëria Bëhet” ka zhvilluar një bashkëbisedim me komunitetin shqiptar në Romë. Në fjalën e tij Adriatik Lapaj i është drejtuar kryeministrit Rama, duke thënë se “je një frikacak dhe do përballesh me popullit tënd”.

Lapaj është ndalur edhe tek deklaratat e kryeministrit Rama, i cili nga Luksemburgu tha se nuk e mundësojnë dot votën e diasporës pasi nuk kanë database. Por sipas Lapajt, shqiptarët që jetojnë jashtë vendit mund të votojnë fare thjeshtë, madje u shpreh se në Parlament kanë depozituar edhe projektligjin.

Sipas tij nuk ka nevojë për një databas, por thjesht përmes një platforme online që mund ta hapë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

“‘I them kryeministrit të vendit: Je frikacak, sepse ke frikë të përballesh me popullin tënd kudo ndodhet, dhe nuk ke mbajt fjalën që ke dhënë’

Do na kesh përballë shesheve, sepse nuk je mësuar të kesh përballë njerëz që nuk i blen dot me leje ndërtimi, sepse do e çojmë deri në fund këtë rrugë që kemi nisur.’

E dëgjova kryeministrin e vendit me zërin e ulur , e dëgjova se kishte shkuar aty ku është komuniteti më i madh shqiptar në botë në Luksemburg, dhe u thoshte:

‘Ne nuk e bëjmë dot votën e Diasporës, se nuk kemi database. ‘

Po database per pasaportat dhe kartat e identitetit të shqiptarëve ka ky? Po 11 vite në pushtet ka ky, apo kemi ne?

Asnjë vend në botë nuk i jep të drejtë diasporës të votojë nëpërmjet një database. Ja ku është Kosova, votojnë, dhe Kosova nuk e ka një database për emigrantët. Por, si votojnë? Ja kemi çuar projektligjin gati, e ka në parlament. Votojnë kaq thjesht sa do tua them tani.

Me një portal online, hapet nga KQZ-ja dhe nga Gjendja Civile e Republikës së Shqipërisë. Ai portal është i aksesueshëm nga çdo vend i botës, online në mënyrë të drejpërdrejte. Kushdo shqiptar, mjafton të futet, të fusë të dhënat e identitetit, dhe të shprehë dëshirën për të votuar në zgjedhjet e ardhshme, në çdo palë zgjedhje. Te ky sistem ti ke mundésinë të fusësh adresën ku ti banon, dhe pasi sistemi merr adresën dhe të dhënat tuaja, KQZ ka detyrimim brenda 20 ditëve, ka detyrimin ligjor tu dërgojë në shtëpitë tuaja zarfin postar, që ju si qytetarë të një vendi normal, të votoni ashtu siç voton Republika e Kosovës.

I them kryeministrit të vendit: ‘Je frikacak, sepse ke frikë të përballesh me popullin tënd kudo ndodhet, dhe nuk ke mbajt fjalën që ke dhënë. Do na kesh përballë shesheve, sepse nuk je mësuar të kesh përballë njerëz që nuk i blen dot me leje ndërtimi, sepse do e çojmë deri në fund këtë rrugë që kemi nisur.’”, tha Lapaj.

Zjarr Tv Ad