U sulmua me thikë pas një sherri, ndërron jetë rrugës për në spital 40-vjeçari

0
115
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ka ndërruar jetë në spital 40-vjeçari Halil Koka, i cili u plagos me thikë pas një sherri me një person tjetër në Durrës.

Policia ndodhet në vendngjarje.

Raportohet se blutë kanë identifikuar autorin Ilir Koçija dhe po punojnë për kapjen e tij.

Njoftimi i policisë:

Durrës

Plagosi me mjet prerës (thikë) një shtetas i cili humbi jetën gjatë transportimit për në spital, Policia identifikon autorin dhe vijon kontrollin dhe ndjekjen për kapjen e tij.

Rreth orës 12:30, në lagjen nr. 4, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, shtetasi I. K. ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin H. K., i cili si pasojë, ka humbur jetën gjatë transportimit në spital

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe po bëjnë krehjen e saj, me qëllim kapjen e shtetasit I. K.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Zjarr Tv Ad