Vrau bashkëjetuesen rumune me një plumb në kokë, arrestohet shqiptari në Greqi/Zbardhet dëshmia e tij

0
70
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e së premtes në Greqi ku Gentian Mino, 39 vjeç është arrestuar nga policia e Heraklio në Kretë, pasi ka ekzekutuar me pistoletë bashkëjetuesen e tij rumune Jana Bajan, 29 vjeç.

Sipas policisë greke, ka qenë vetë Mino që i telefonoi policisë duke raportuar krimin që kishte kryer.

Ai u tha agjentëve se ishte në gjendje të dehur dhe pasi ishte kthyer në banesë vonë natën, kishte debatuar me viktimën.

Në sherr e sipër, ai tregoi se kishte marrë një pistoletë që mbante në banesë pa leje dhe qëlloi dy herë mbi 29-vjeçaren.

Njëri prej plumbave e goditi Jana Bajan në kokë duke e lënë të vdekur në vend.

Policia thotë se Bino është i skeduar lidhur me trafik dhe përdorim lëndësh narkotike.

Zjarr Tv Ad