Protesta e opozitës, Policia njofton masat: Mbi 1100 efektivë në terren, në gatishmëri dhe RENEA. Ja segmentet rrugore që do të bllokohen

0
52
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia e Shteti ka njoftuar masat e marra për mbarëvajtjen e protestës së ditës së martë (20 shkurt) të thirrur nga opozita dhe që pritet të zhvillohet në orën 17:30.

Për protestën do të angazhohen 1100 efektivë policie, duke nisur nga ato të rendit, FNSH, Shqiponjat dhe Garda e Republikës, ndërsa RENEA do të jetë në gatishmëri. Gjithashtu do të ketë dhe autobote uji, ndërsa njoftohet dhe për një kordon me efektivë policie para kryeministrisë dhe perimetrit rreth saj.

Dyert e Kryeministrisë do të jenë të blinduara me veshje metalike, ndërsa përgjatë gjithë bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’ janë instaluar kamera me rezolucion të lartë.

Dy orë para nisjes së protestës dhe deri në përfundim të saj, segmentet rrugore që do të bllokohen janë: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”.

Njoftimi i policisë:

Protesta e thirrur për nesër në orën 17:30 nga Rithemelimi ka vënë në gatishmëri Policinë e Shtetit. Burime nga policia bëjnë me dije se mbi 1100 forca të policisë, duke nisur nga ato të rendit, FNSH, Shqiponjat dhe Garda e Republikës, do të jenë në terren për mbarëvajtjen e protestës. Në gatishmëri do të jenë edhe forcat RENEA. Do të ketë edhe autobotë me ujë nëse do të ketë nevojë në raste incidentesh. Si në çdo protestë do të krijohet kordoni me efektivë policie para kryeministrisë dhe perimetrit rreth saj. Në terren do të përfshihen edhe agjentët civilë, për të monitoruar mbarëvajtjen e protestës. Dyert e kryeministrisë do të jenë të blinduara me veshje metalike. Policia ka instaluar përgjatë gjithë bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’ kamera me rezolucion të lartë.

Segmentet rrugore që janë të bllokuara 2 orë para nisjes së protestës derin në përfundim të saj janë:

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”.

Zjarr Tv Ad