Pas pak orësh do të mbahet protesta kombëtare e thirrur nga opozita e bashkuar, ndërsa përgatitjet në bulevard janë drejt fundit.
Godina e kryeministrisë është rrethuar me gardh metalik aty ku do të vendohet edhe kordoni i policisë, ndërsa drejt fundit është edhe ndërtimi i podiumit ku do të flasin liderët dhe jo vetëm.
Ndërkohë kujtojmë që opozita ka marrë leje 4-5 për mbajtjen e këtij tubimi, ndërsa në terren do të jenë rreth 1,200 efektivë policie.
Ish-kryeministri, Sali Berisha nuk do mungojë në protestën e sotme, të thirrur nga demokratët në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në orën 17:30 të pasdites.
Edhe pse jo fizikisht, lideri i demokratëve mesazhin e tij për protestuesit do ta japë përmes teknologjisë, duke mbajtur një fjalim nga dritarja e banesës së tij, që do të transmetohet në një ekran, i cili do të vendoset përpara selisë së Kryeministrisë.
Të vetmit që nuk do t’i bashkohen tubimit kundër kryeministrit Rama janë Lulzim Basha dhe deputetët që e mbështesin atë.