Opozita sot në protestë para Kryeministrisë, zbardhen detaje nga tubimi! Zbulohet a do të marrin pjesë Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi

0
52
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe deputetja Monika Kryemadhi nuk do të marrin pjesë në protestën e organizuar nga opozita pasditen e sotme (20 shkurt) përpara Kryeministrisë.

News24 raporton se Ilir Meta dhe bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi, ndodhen jashtë vendit për arsye personale.

Ndërkohë para Kryeministrisë vijon puna për përfundimit e skenës që do të ngrihet për protestën, ndërsa godina e qeverisë është rrethuar me gardh metalik.

Gjithashtu janë vendosur kamera me revolucion të lartë për të filmuar ndonjë incident të mundshëm gjatë protestës.

Ndërkohë protesta do të hapet nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili do të mbajë fjalimin nga distanca, ndërsa gjatë tubimit do të mbajnë fjalën edhe figura të tjera të opozitës, si Gazment Bardhi apo Flamur Noka.

Zjarr Tv Ad