E drejta dhe e vërteta e një politikani që theu ligjet e politikës dhe forcës

0
38
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Hysni Gurra

33-vite më parë, shqiptarët nuk e njihnin Sali Berishën. Shumë, shumë e njihnin vetëm ata që u kishte rënë të ishin pacientë të tij, si një nga kardiologët më në zë të vendit, dhe ata pak që lexonin shtypin e fundviteve ‘80 fillimi ‘90 ku ai filloi të shkruajë shkrimet e para politike.

Shqiptarët mbushën sheshet dhe e mbështetën pa e njohur asokohe. Kjo ndodh natyrshëm me çdo politikan që ka karizmën, elokuencën dhe e bën fatin e tij ta çojë në vendin e duhur në kohën e duhur.

Prej atëherë deri më sot kanë kaluar tre dekada. Shqiptarët e njohin mirë Sali Berishën pasi e kanë patur president, kryeministër e kryetar opozite.

A do të mund të mbushte dot sheshin, a do ta mbështesin ata në një përmasë të tillë një politikan që e njohin prej 33-vitesh, nëse nuk do ta njihnin për politikan të drejtë e të vërtetë?

Asnjëherë! Jo vetëm aq, por nëse nuk do ta njihnin, me kushtet që u krijuan do ta braktisnin në mënyrë spektakolare.

Non grata e paguar me para të vjedhura nga xhepat e shqiptarëve, bëri që Sali Berisha të thyente çdo ligj politik në kontinent, ndoshta edhe më gjerë.

E shpallën non grata pa prova, dështuan.

I ofruan kompromis pasi e shpallën se panë që gabuan, nuk pranoi.

I morën simbolet e partisë, i mundi me gjithë to.

E burgosën, mbushi sheshin plot disa herë.

Një politikan që përsërit dy herë të njëjtën protestë (20 Shkurt ‘91 – 20 Shkurt 2024), në të njëjtën ditë, me të njëjtën simbolikë, thuajse të së njëjtës përmasë, por me 33 vite në mes, kjo do shkruhet në librat e historisë.

Çfarë e bën këtë njeri që në një moshë të tillë, me një jetëgjatësi të tillë politike dhe në kushte të tilla sulmi të thyejë çdo ligj politik e njerëzor dhe të triumfojë?!!!

E drejta dhe e vërteta.

Vetëm hileqarët besojnë se intriga është arma më e fortë e politikës dhe politikanit.

Vetëm mediokrit besojnë se e vërteta është, vetëm, me më të fortin.

E drejta dhe e vërteta janë dy armët më të forta që pati në dorë Sali Berisha në këtë betejë, të cilën e fitoi.

Larot e penës do shkruajnë, ç’nuk do shkruajnë, për protestën masive, por kjo vetëm do ta forcojë edhe më shumë të drejtën dhe të vërtetën.

Çfarë ushtrimi spektakolar për të drejtën, për të vërtetën dhe për demokracinë po bën ky njeri!!!

Zjarr Tv Ad