Tritol në banesën e Ilir Koçiljas/ 35-vjeçari me probleme të shëndetit mendore pak ditë më parë vrau fqinjin duke e goditur me thikë në zemër. Çfarë dëshmoi ai pas ngjarjes?

0
44
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një shpërthim më lëndë plasëse ka ndodhur mbrëmjen e djeshme (26 shkurt) në lagjen numër.4 të Durrësit.

Mësohet se tritoli i është vënë banesës së shtetasit Ilir Koçilja, i cili pak ditë më parë goditi me thikë për vdekje shtetasin, Halil Koka, me pretendimin se i zinte oborrin e pallatit duke parkuar makinën e tij.

Në polici, Kocilja është shprehur se nuk kishte pasur për qëllim të vriste fqinjin e tij dhe ka menduar se vetëm e ka plagosur.

Policia e Durrësit deklaroi pas ngjarjes se 35-vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor, konkretisht nga skizofrenia.

DËSHMIA

Hetuesit në Durrës duke se tashmë e kanë të qartë se Halil Koka u vra pa faj, vetëm se kishte debatuar me fqinjin e tij që vuante nga probleme të theksuara mendore.

Gjatë marrjes në pyetje, 35-vjeçari, Ilir Koçilja është shprehur se sherri kishte nisur para disa ditësh për një vend parkimi në rrugicën e lagjes. Ndërsa mesditën e mërkurës ai e priti fqinjin sapo doli nga pallati dhe e ndoqi me thikë në dorë derisa i mori jetën.

“Me Halilin ishim fqinj. Nuk shkonim mirë me njëri-tjetrin. Ai linte makinën te hyrja e pallatit. I kisha thënë disa herë që të mos e linte aty se pengonte qytetarët që të kalonin për të shkuar në shtëpi. Kur i thashë mos e lër më makinën aty, ai më ofendoi. S’i ktheva përgjigje. Kur dola ditën tjetër e pashë makinën, po prapë të parkuar aty. Nga inati, ia gërvishta me thikë në pjesën e derës se pasagjerit dhe ika. Prapë ditën tjetër e kishte lënë aty dhe unë prapë ia gërvishta. Erdhi më kapi një ditë dhe më tha ti e ke gërvishtur makinën time . Po i thashë “unë ta gërvishta”. Mos e lër më aty i thashë. Aty debatuam, kush je ti, kush jam unë. Nisi të më kërcënonte. Do të vras, do të fus në bagazh. Unë e kisha thikën me vete. E pashë që doli nga lagja në rrugë kryesore. Iu afrova dhe i thashë “ti do më marrësh zvarrë mua dhe do më futesh ne bagazh”. Ai më shau. Aty m’u errësuan sytë dhe e qëllova me thikë. Më pas u largova dhe u fsheha për disa orë te lagja 11 deri sa më kapet ju. Nuk e dija se kishte vdekur. Mendova se e plagosa. Nuk kam asnjë konflikt tjetër me atë. As i kisha borxh para dhe as më kishte. Me vjen shumë keq për atë që ndodhi, jam penduar. Po konfliktin e nisi Halili”, – ka deklaruar ndër të tjera Ilir Koçilja.

Fqinjët tregojnë se 35-vjecari ishte person problematik dhe konfliktual. Policia e Durrësit zyrtarisht deklaron se Koçilja vuan nga problemet e shëndetit mendor, konkretisht nga skizofrenia. 35- vjeçari jetonte i vetëm në katin e parë të një pallati në lagjen nr. 14 të qytetit bregdetar.

Ndërsa familjarët e tij ndodhen në SHBA. Shpesh shtrohej në psikiatrinë e Elbasanit, ku e mbanin përkohësisht dhe sërish lëvizte lirshëm nëpër Durrës. Mesditën e 14 shkurtit ai goditi me thikë në zemër 46-vjeçarin Halil Koka, të cilin e ndoqi nga pas për disa metra nga hyrja e pallatit deri në rrugën kryesore. Familjarët e viktimës kanë deklaruar se Kaçilja i kishte para dhe nuk pranonte t’i shlyente, por autori e ka mohuar këtë konflikt gjatë dëshmisë së tij në policinë e Durrësit.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 26.02.2024, rreth orës 19:55, në lagjen nr.4, Durrës, në pjesën e jashtme të dritares së banesës së shtetasit I. K., në të cilën nuk banon njeri, është hedhur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e ngjarjes identifikim dhe kapjen e autorit/ve.

Zjarr Tv Ad