Zbardhet negociatat e ‘fshehta’, Nikolla takon Bardhin nga Grupi i Rithemelimit, tre kërkesat e tyre

0
170
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka mbledhur disa nga krerët e grupimeve parlamentare për zgjidhur “ngërçin” politik, të krijuar në Kuvedin e Shqipërisë dhe në Komisionet Parlamentare.

Gazetari Osman Stafa, ka zbardhur negociatat e ‘fshehta’ gjatë takimit që zgjati 3 orë ku ishin të pranishëm Bledi Çuçi, Gaz Bardhi, Dashamir Shehi dhe Mesila Doda.

Gjatë mbledhjes, kryetarja e Kuvendit u ka kërkuar Rithemelimit që të gjejnë një zgjidhje për krizën parlamentare.

Palët kanë nisur negociatat për zgjidhjen e ngërçit politik pas 5 muajsh.

Sipas burimeve, kreu i Grupit Parlamentar të Rithemelimit, Gaz Bardhi ka kërkuar ngritjen e disa komisioneve hetimore parlamentare, bashkëkryetarin e reformës zgjedhore, si dhe të merren në konsideratë nismat ligjore të propozuara në Kuvend nga deputetët e Rithemelimit.

Negociatat mes palëve, duket se jenë nxitur edhe nga faktori ndërkombëtar, ku bëhet me dije, se eksponentë të të dyja kampeve, janë ftuar nëpër seli diplomatike dhe u është kërkuar të gjejnë rrugën për zgjidhjen e krizës.

Zjarr Tv Ad