Gazetari Lavdrim Lita, në një intervistë për Euronews Albania, foli në lidhje me dakordësinë që u arrit ditën e djeshme mes mazhorancës dhe opozitës për ngritjen e komisioneve hetimore.
Ai theksoi mes tjerash se komisionet për të cilat është rëndë dakord nuk janë për çështje madhore ndërsa i ka konsideruar si komisione kot.
Gjithashtu u ndal se nënkomisioni për të cilin u ra dakord, duke treguar se çfarë do të fitojë Gaz Bardhi nga kjo gjë.
“Është rikthimi në stabilitet. Nuk ka as revulucion, as mosbindje civile, as qeveri teknike, ka thjesht arritjen e një pazari të dobët për dy komisione hetimore. Komisionet do të bëhen me rregulloren e Kuvendit të miratuar me shumicë të ndryshme nga PD-ja. Disa seanca do të jenë jo publike, pa prezencën e medias.
Deputetët e Kuvendit, nuk kanë asnjë njohuri teknike se si funksionon sistemi TIMS, mund të kuptojnë vetëm hyrjet daljet nga sistemi TIMS. Amerikanët nuk ju ofrojnë asnjë ekspertizë, sepse nuk i përmendën fare si subject politik, por i përmendën si marrëveshje deputetësh që rikthehen në punë, në funksionin e tyre, që është funksioni parlamentar. Nëse shohim me vëmendje deklaratat e tekstin e tyre, ne shikojmë që ata nuk kanë legjitimuar palën e rithemelimit dhe kanë qenë të kujdesshëm për të mos iu dhënë garanci politike apo mbështetje diplomatike këtyre nismave.
PS nuk do të negociojë në kushte presioni dhe fakti që ata e kanë reduktuar këtë marrëveshje ose pazar në dy komisione koti. Nënkomisioni është një artificë për ti dhënë pak oksigjen grupimit të Gaz Bardhit dhe ndoshta për të votuar së bashku amnistinë. ”-tha Lita.