Si i justifikoi Berberi pikturat e shtrenjta që ju gjetën në banesë: I kam bërë vetë

0
95
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Janë zbardhur detaje të reja nga arrestimi me urdhër të SPAK i kreut të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi, i cili akuzohet për korrupsion pasiv dhe pastrim parash.

Burime bëjnë me dije se nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij nga hetuesit e BKH-së, burime bëjnë me dije se veç parave kesh, i janë gjetur edhe disa piktura me vlera të konsiderueshme.

Piktura e gjetura janë konsideruar si ryshfet nga SPAK, por burime për mediat bëjnë me dije se Evis Beberi është “hequr” si artist duke pretenduar se i kishte pikturuat vetë dhe se nuk ishin blerë.

Sa i përket parave cash të sekuestruara, mësohet se Evis Berberit i janë gjetur në banesë 13 mijë euro dhe 3 mijë paund. Po ashtu, hetuesit e BKH-së, i kanë sekuestruar dhe një sërë sendesh personale si celularë, laptop, USB, dhe dokumente.

Po ashtu, hetuesit e BKH-së kanë ushtruar kontrolle edhe në zyrën e Evis Berberit në Autoritetin Rrugor Shqiptar. Ndërkohë, pavarësisht lajmit se ai kishte dhënë dorëheqjen pak ditë më parë nga posti i kreut të ARRSH, rezulton se kjo nuk është e vërtetë, pasi ai është vënë në pranga në orën 19:40 në zyrën e tij.

Zjarr Tv Ad