Përfitoi nga amnistia penale, lirohet nga burgu ish-kryebashkiaku i Lezhës

0
53
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Përfitues i amnistisë penale që nis të zbatohet këtë të mërkurë është edhe ish-kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj.

Frrokaj u dënua në muajin tetor të vitit 2022 me 3 vite burg për veprën penale shpërdorim detyre, për tjetërsim pronash tek “Rana e Hedhun” në Shëngjin.

Frrokaj pritet që të lërë sot ambientet e burgut të Reçit në Shkodër ku qëndron që prej momentit ku vendimi mori formën e prerë.

Ish-kryebashkiaku i Lezhës është dënuar edhe nga Gjykata e Posaçme me 1 vit e 4 muaj burg për shpërdorim detyre dhe tjetërsim prone.

Por për këtë ende nuk ka një vendim të formës së prerë. Ndër të tjera, Frrokaj është dënuar që të mos ushtrojë funksione publike për 5 vjet.

Zjarr Tv Ad