Krim i rëndë/ Dhunohen për vdekje çifti i të moshuarve në Dropull

0
66
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një ngjarje e rëndë është raportuar të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjteje në fshatin Bodrisht të Dropullit. Bëhet me dije se një çift bashkëshortësh janë gjetur pa shenja jete në ambientet e banesës së tyre.

Viktimat janë shtetasit me inicialet Kosta Ilia, 84 vjeç dhe Kleoniqi Ilia, 88 vjeçe, në trupin e të cilëve janë konstatuar dhenja dhune që dyshohet se janë shkaktuar nga goditjet me sende të forta.

Në banesë nuk janë konstatuar thyerje të xhamave, apo dyerve, ndërkohë që rrethanat e krimit të rëndë nuk dihen ende.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

“Rreth orës 08:00, janë gjetur nga fqinjët, të pajetë, në banesën e tyre në fshatin Bodrisht, shtetasit K. I., 84 vjeç dhe K. I., 88 vjeçe (bashkëshortë). Nga këqyrjet paraprake të trupave të 2 shtetasve, janë konstatuar shenja dhune, dyshohet të shkaktuara me mjete të forta rrethanore.

Gjithashtu, nga këqyrja paraprake e vendit të ngjarjes, nuk janë konstatuar thyerje të dyerve apo dritareve, si dhe në brendësi të banesës nuk janë konstatuar çrregullime të orendive.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe së bashku me grupin e posaçëm hetimor të ngritur për këtë rast, në drejtimin e Prokurorisë, po vijojnë hetimet intensive për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

Zjarr Tv Ad