Agron Shehaj debaton me Ulsi Manjën për Amnistinë Penale/ Ministri: Do t’i shkul veshët

0
108
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti Agron Shehaj ka debatuar ashpër me ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja për Amnistinë Penale. Gjatë fjalës së tij në Paralment, Shehaj akuzoi Manjën se ka gënjyer kur deklaroi se nuk do përfitojnë të korruptuarit.

“Tre javë më parë deklaroi se nuk do të përfitojë asnjë i korruptuar, më pas SPAK thotë kanë përfituar. Ti Manja mos e vrit mendjen se nuk e pret njeri dorëheqjen”, tha Shehaj.

(Ulsi Manja flet nga vendi pa mikrofon)

Agron Shehaj: Unë jam hajdut?! Ti liron të korruptuarit?! Do të thuash që nuk është e vërtetë? Je burrë, jep dorëheqjen. Erdhe këtu dhe gënjeve, mashtrues, jep dorëheqjen. Nuk të vjen mirë që gënjeve këtu. Të pëlqen të gënjesh.

(Manja nga karrigia i bën me dorë se do të të shkul veshët)

Agron Shehaj: Je burrë jep dorëheqjen, mashtrues. Nuk të vjen mirë që erdhe gënjeve këtu. Do më shkulësh veshët mua ti, ministër i Drejtësisë që liron të korruptuarit. Gënjen e nuk ka çfarë thotë.

Zjarr Tv Ad