Shpëtim Idrizi flet për Fatos Nanon: Ja avantazhi që ka patur nga kryeministrat e tjerë

0
42
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, në një bashkëbisedim me Arian Galdinin në “Galdinicas’ ka folur për ish-liderin e Partisë Socialiste, Fatos Nanon.

Idrizi tha se për Nanon ka një respekt të madh dhe e cilësoi njeri të ditur, ndërsa shtoi se ‘sigurisht ka dritëhijet e veta’.

Ndër të tjera, kreu i PDIU tha se avantazhi që ka patur në dallim nga kryeministrat e tjerë të Shqipërisë është se ka qenë me profesion ekonomist.

“Sa herë që bie rasti të kujtoj Fatos Nanon kam një respekt dhe admirim. E kam njohur nga afër dhe them me bindje se është një nga njerëzit më të ditur, Ka një bagazh 360%. Është një njeri openmind. Është një politikan vizionar. Është mundur të vendosë kritere dhe parametra për të vendosur një shoqëri demokratike. Dhe mënyra sesi doli nga skena politike shumë shpejt. Por për shkak të reminishencave ne duam liderin e fortë, liderin e madh, liderin që kemi ca i bëjmë, edhe që e respektojmë deri ditën që është i fortë. Por kur i bjer këmba, rrëshqet, i kërcejmë të gjithë kë kurriz.

Thënë kështu, Nano ka qenë model tjetër. Njeri shumë i ditur, sigurisht me dritëhijet e tjera. Ka patur një avantazh që kryeministrat e tjerë nuk e kanë patur. Ka qenë ekonomist dhe e kuptonte shumë më mirë ekonominë e tregut, nderimin e një shteti ku shteti nuk është primar dhe i jep rëndësi konkurrencës që të futen sa më shumë aktorë. Desha të them që është fat i mirë që Shqipëria të kishte dhe ekonomistë kryeministër”, tha Idrizi.

Zjarr Tv Ad