Vritet efektivi i forcave “Shqiponja”

0
46
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Vritet me armë zjarri polici në Baltëz të Fierit. Dyshohet se polici është përfshirë në një sherr të momentit.

Autorët e vrasjes së efektivit 28-vjeçar, Novruz Cenalia janë larguar nga vendngjarja me një automjet ngjyrë blu.

Krimi i rëndë nga ndodhur rreth orës 13:15 pranë Spitalit Memorial Fier dhe dyshohet pas një konflikti të çastit.

Sipas uniformave blu, efektivi 28-vjeçar ishte i veshur me uniformën e Policisë, pasi po shkonte për të marrë shërbimin.

Menjëherë në vendngjarje janë nisur shërbimet e Policisë, Forca Kombëtare e Sigurisë, Reparti Special “RENEA”, të cilat kanë rrethuar zonën dhe vijojnë punën për kapjen e autorit/ve

Njoftimi i policisë:

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 13:15, në fshatin Baltëz, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, shtetasi A. M. ka vrarë me armë zjarri shtetasin N. C., punonjës policie i Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Fier, jashtë shërbimi, por i veshur me uniformën e Policisë, pasi shkonte për të marrë shërbimin.

Menjëherë në vendngjarje janë nisur shërbimet e Policisë, Forca Kombëtare e Sigurisë, Reparti Special “RENEA”, të cilat kanë rrethuar zonën dhe vijojnë punën për kapjen e autorit.

Grupi hetimor dhe drejtues të Departamentit të Policisë Kriminale, në drejtimin e Prokurorisë, po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe për dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.

Zjarr Tv Ad