Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Deputeti i zgjedhur nga lista e Partisë Demokratike, Agron Shehaj, do të prezantojë partinë e tij të re më 1 qershor.
Shehaj me betejën brenda PD-së, u bashkua me grupimin e Rithemelimit, të udhëhequr nga ish-kryeministri Sali Berisha.
Por prej disa muajsh Shehaj është shkëputur nga aksioni politik i Rithemelimit dhe ka krijuar një lëvizje të re.
Pikërisht këtë lëvizje ai pritet që ta konkretizojë në një forcë politike të cilën do e prezantojë në 1 qershor, në orën 11:00, në Pallatin e Kongreseve, ku do të mbahet Konventa themeluese e saj.
Kjo forcë politike Shehaj ka vendosur që ta quajë ‘Partia Mundësia’.