Policja në Kamëz u vra? Zbardhen mesazhet e dyshimta me të dashurin e saj, eksperti: E tradhtonte…

0
1460
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Eksperti i sigurisë Fatjon Softa tregon detaje të reja nga hetimi për vetëvrasjen e polices 21-vjeçare, Aldorjana Loshi.

Në një intervistë për “Breaking”, ai tregon mesazhin e fundit të vajzës, ku i thotë partnerit se po e lë derën hapur, ndërkohë që pranë trupit të saj u gjet fotoja e babait.

“Në mesazh, ajo ka thënë ‘derën po ta le hapur’. Në afërsi të trupit të saj, është gjetur edhe fotografia e babait. Duket si një lloj ndjese ndaj atij verimi që ajo po merrte. Dyshimet e para erdhën për të dashurin e saj, që sipas disa të dhënave, mund të ketë pasur një lidhje të dyfishtë me një person tjetër dhe ajo mund të ketë zbuluar këtë tradhti. Kjo është pista e parë e vetëvrasjes”- tha Softa.

Softa hedh dyshimet se mund të kemi të bëjme me vrasje:

“Fakti që dera është e hapur dhe ajo komunikon që derën po e le hapur dhe fshirja e mesazheve, që të paktën sipas policisë, arsyet e ndalimit dhe shoqërimit të tij, lidhen me pengimin e zbulimit të së vërtetës. Sepse fshirja e mesazheve me të, presupozon që është fshehje e të dhënave për të hetuar motivin e vërtetë të vrasjes. Nuk ka një përfundim, nga arrest me burg është lehtësuar masa dhe është arrest shtëpie. Presim ë vijim të dhëna të reja që mund të hedhin dritë nëse kemi të bëjme me vrasje ose vetëvrasje”– deklaroi eksperti.

Ngjarja e rëndë ndodhi pesë ditë më parë, kur 21-vjeçarja, e cila shërbente në Komisariatin e Policisë nr.5, u gjet pa shenja jete nga familjarët e saj në banesën në rrugën ‘Ali Demi’.

Zjarr Tv Ad