Sokol Mëngjesi në intubim në gjendje të rëndë për jetën, Tonin Vocaj shkon tek spitali i Traumës

0
487
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj dhe zv/drejtori Alket Shatro kanë mbërritur paraditen e sotme (31 Maj) në spitalin e Traumës për të vizituar avokatin Sokol Mëngjesi.

Në foto shihet momenti kur dy zyrtarët e policisë futen brenda ambienteve të Traumës, ku Sokol Mëngjesi ndodhet i shtruar prej më shumë se 48 orësh.

Gjendja shëndetësore e përfaqësuesit ligjor të ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili u dhunua rreth orës 08:30 të mëngjesit të 29 Majit në ish-Bllok, vijon të mbetet e rëndë.

Mësohet se gjendja e juristit, i cili ndodhet në intubim, nuk ka asnjë ndryshim.

Sokol Mëngjesi u dhunua brutalisht nga tre të rinj, sapo avokati kishte lënë djalin në kopsht.

Ai u godit me doreza hekuri në pjesën e kokës dhe në momentin që ka rënë në tokë, është goditur serish me mjete të forta dhe shkelma, duke i shkaktuar dëme të shumta në kokë, përfshi hematomat dhe frakturat.

Dyshohet se urdhëruesi i sulmit ndaj juristit është Dritan Nano, i cili është arrestuar, dhe mësohet se mes tyre ka pasur konflikt për një marrëveshje që kishin lidhur për një pronë.

Autorët e sulmit janë identifikuar si Dorian Alia 32 vjeç, Drivald Alia 21 vjeç, Elton Kasaj 33 vjeç, ndërsa Romario Tabaku 26 vjeç, i ka ndihmuar të largoheshin nga vendngjarja me makinë.

Dorian Alia është vetëdorëzuar në polici, ndërsa tre autorët e tjerë të ngjarjes së rëndë vijojnë të jenë në kërkim.

Zjarr Tv Ad