“Me kë e keni luftën Argita?” Arian Çani përplaset me Malltezin

0
1822
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha ishte këtë të hënë në “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ku tha se nuk ndërhyri asnjëherë në mosparaqitjen e babait të saj në SPAK, pasi e konsideroi të drejtë vendimin e tij.

E pyetur nga gazetari Arian Çani nëse kjo situatë vjen nga shpallja “non grata”, Argita Malltezi se kjo ka qenë pasojë e një lobimi korruptiv kundër liderit të opozitës.

Pjesë nga debati:

Argita Malltezi: Sigurisht që ajo është një kazus tipik i korrupsionit transnacional. Është në website kjo. Ne kemi bërë botim. Ky ka qenë lobim korruptiv që ka çuar në dizenjimin non grata. Por është një gjë ajo që ndodh në rrafshin politik dhe është krejt tjetër gjë, kur strukturat e brendshme të ngritura për drejtësi dhe zbatim të ligjit, shkelin ligjin me të dy këmbët, falsifikojnë prova për të futur në burg liderin e opozitës, i binden urdhrit dhe oreksit politik të Edi Ramës për këtë gjë.

Arian Çani: Unë nuk them se Edi Ramës nuk i intereson kjo histori, por unë them këtë, në luftën që ju bëni për lirimin e liderit të opozitës, mos duhet përmendur më shpesh kjo? Se ju keni shënjestruar SPAK, Edi Ramën, juve kjo ju vjen nga SHBA. Shqipëria është një koloni penale tashmë. Ka njerëz që mendojnë se është gjë e mirë. Ideja është me kë e keni luftën? Mua më duket se është pa sens lufta juaj.

Argita Malltezi: Lufta për të qëndruar në diçka që beson nuk është kurrë pa sens. Berisha e ka thënë që në fillim se ai nuk lejon që një i huaj t’i caktojë Shqipërisë opozitën.

Zjarr Tv Ad