Protesta para bashkisë së Tiranës/Dëmtohen deputetët e opozitës me gaz lotsjellës, ja si paraqitet gjendja e tyre

0
125
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shefi i Organizimit në Partinë Demokratike, Klevis Balliu është dëmtuar si pasojë e gazit lotsjellës së hedhur nga bashkia për shpërndarjen e protestuesve. Po ashtu gjatë fjalës së saj, Adriana Kalaja tha se të lënduar si pasojë e gazit kanë mbetur edhe Belind Këlliçi dhe Flamur Noka.

I dëmtuar nga gazi ka mbetur edhe një polic. Tensionet mes efektivëve dhe protestuesve ka nisur pasi këta të fundit i vunë zjarrin gomave para kordonit policor.

Protestuesit kërkojnë prej disa javësh dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj pas zbulimit të aferës “5D” dhe arrestimit të tre drejtorëve të bashkisë.

Zjarr Tv Ad