Rudina Hajdari rikthehet me ish-bashkëshortin dy vite pas divorcit: E bekuar!

0
853
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dy vite më parë, ish-deputetja e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari konfirmoi divorcin me partnerin e saj, Muçjo Demiraj.

Por duket se prindërit e Sihanës i kanë dhënë edhe një shans njëri-tjetrit.

Së fundmi Rudina Hajdari ka treguar se po shijon pushimet në jug të Shqipërisë në krahët e partnerit të saj, duke konfirmuar kështu edhe rikthimin me të. E ulur në prehrin e tij dhe të dy shumë të qeshur, Rudina shkruan: E bekuar.

Ata të dy janë njohur kur Rudina ishte vetëm 16 vjeçe, e Muçjoni 18. Dasma e tyre është zhvilluar në New York. Divorci i tyre erdhi si pasojë e vështirësisë së lidhjes në distancë pasi Rudina u rikthye në Shqipëri, për të vijuar misionin që la pas i ati, Azem Hajdari në politikën shqiptare.

Zjarr Tv Ad