Tedi Blushi qëllon me letra Erion Veliajn, ndërpritet mbledhja e Këshillit Bashkiak, raportohet për grushta mes këshilltarëve

0
76
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mbledhja e Këshillit Bashkiak është shoqëruar me tensione të shumta mes kyetarit Erion Veliaj dhe anëtarit të këshillit bashkiak nga Partia e Lirisë, Tedi Blushi.

Për disa minuta, ndërsa kryetari i Bashkisë Tiranë, mbante fjalën dhe po njoftonte disa vendime për lagjen nr.12 dhe nr.13 në kryeqytet, Tedi Blushi e ka ndërprerë disa herë dhe nuk e lejoi të fliste. Në një moment tensione, pasi ia kanë fikur mikrofonin, Blushi ka qëlluar me letra Veliajn.

Mbledhja u ndërpre menjëherë pas incidentit, ndërsa kryetarja e Këshillit Bashkiak të Tiranës, Romina Kuko ka thirrur policinë.

Raportohet se në momentin që ndodhi incidenti, në mbrojtje të Veliajt është hedhur këshilltari socialist, Halit Valteri, i cili ka shtyrë Sekretarin e Përgjithshëm të PL. Por Tedi Blushi, i revoltuar i është kundërpërgjigjur Halit Valterit duke e gjuajtur me grusht.

Pas incidentit, ka reaguar edhe kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili thotë se sot do të merreshin vendime të rëndësishme por Tedi Blushi, të cilin ai e quan “rrugaç të Ilir Metës”, nuk e përballon dot suksesin e Tiranës.

“Por Ilir Meta dhe rrugaci i fundit qe i ka mbetur, nuk e perballojne dot as suksesin e Tiranes dhe as humbjen kolosale te partickes se tyre. Sjellja per vandali ndaj kolegeve keshilltare, eshte shenje deshperimi, jo force.

Do te kerkoj zbatimin e ligjit me perpikmeri qe rrugaceria te marre pergjigjen qe meriton, dhe Tirana te mos mbetet peng i maktheve te Ilir Metes e mjeraneve te tij”, ka shkruar Erion Veliaj, kryetar i Bashkisë Tiranë.

Zjarr Tv Ad