Vangjel Tavo fiton zgjedhjet e pjesshme në Himarë, mund rivalin e opozitës me mbi 1400 vota diferencë

0
56
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kandidati i PS-së, Vangjel Tavo është kryetari i ri i Bashkisë së Himarës. Vangjel Tavo ka siguruar fitoren me 1477 vota më shumë se rivali i tij në garë, Petro Gjikuria.

Numërimi i kutive në 36 qendrat e votimit në Bashkinë Himarë përfundoi në orën 06:59 të mëngjesit të sotëm (5 Gusht).

Sipas, rezultatit zyrtar të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Vangjel Tavo ka siguruar Bashkinë Himarë me 5022 vota.

Ndërkohë, kandidati i PD-së, Petro Gjikuria ka marrë 3545 vota.

Pas fitores ai është pritur nga simpatizantë të tij, vëzhgues ka qenë edhe Petro Beleri, djali i Blerit i cili e ka ndjekur procesin deri në fund. Ndërsa Tavo ka bërë një falënderim ndaj të gjithëve, ai ka ftuar Petro Gjikurinë të bashkëpunojnë të bëhet nënkryetar bashkie.

“Sot fitoi Himara, fituan himarjotet, dua të falënderoj të gjithë për durimin që patën të na dëgjojnë gjatë fushatës dhe që më votuan. Që sot fillojmë punën për të gjitha ato që i kemi premtuar banorëve, të gjithë të majte e të djathë, problemet nuk kanë ngjyrë, të gjithë të bashkuar. Oferta ka qenë e sinqertë nëse Gjikuria nuk do largohet në Amerikë është i mirëpritur të behet nënkryetar bashkie, bashkia ka nevojë për të majte dhe të djathtë”, tha Tavo.

Zjarr Tv Ad