Kryeministri Albin Kurti vjen në Shkodër dhe takon kompozitorin e himnit mbarëshqiptar “Xhamadani Vija-Vija”

0
118
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zgjedhur këtë fundjavë të vizitojë qytetin e Shkodrës, në veri të Shqipërisë. Ai është ndalur në shtëpinë e mjeshtrit të madh, kompozitorit të madh Zef Çoba, i cili ka kompozuar simfoni e himne bashkëkohore kombëtare.

Firmën e Zef Çobës e mbajnë këngë si “Xhamadani Vija-Vija” dhe kënga “Atdheut”, e cila ishte një urim vëllazëror i Shkodrës për Kosovën në vitin 2009, me rastin e njëvjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

“Në shtëpinë-studio të tij, mes udhëtimeve në kujtesën e historive, të përvojave e përjetimeve, kënaqësi të dëgjosh edhe për ndërthurjen e këngëve mes Kosovës e Shqipërisë, si në rastin mes Gjakovës e Shkodrës, të cilat jo pak herë miqësisht kanë mospajtime mbi autorësinë se ku përkasin disa këngë të caktuara”, shkruan Kurti.

Kryeministri i Kosovës thotë se ky është momenti i duhur për të folur për hekurudhën Prishtinë-Durrës në zemër të së cilës do të ishte segmenti Gjakovë-Shkodër.

“T’i bashkojë këto dy qytete emblematike të kombit tonë edhe më shumë sesa këngët, e t’i shijojnë më shpejt e më afër njëra-tjetrës pasuritë e mëdha kulturore-artistike si dhe vlerat kombëtare e historike që të dyja i bartin”, vijon Albin Kurti.

Zjarr Tv Ad