Artan Fuga: Ne jemi popull që jeton kot, ndaj ca zënë dashnore gratë e të tjerëve, ca burrat e të tjerave, vetëm e vetëm t’i japin kuptim jetës

0
453
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Artan Fuga shkruan se shqiptarët më parë ndiheshin ose viktima, ose heronj, ndërsa tani nuk ndodh asnjë prej këtyre.

Ndaj dhe i japin kuptim jetës me gjëra koti.

“Kot po mendoja!

Në kohën e totalitarizmit shqiptarët ndiheshin ose viktima të pushtetit, ose heronj se kujtonin se ishin në qendër të ndryshimit të botës, apo se ishin në kështjellë të rrethuar, si luftëtarë të Skënderbeut!

Ose edhe viktime edhe heronj, ose herë viktima dhe herë heronj.

Por, ishin diçka, jeta kishte një kuptim.

Qesharake, dramatike, por kështu ishte.

Tani nuk janë asgjë. Nuk janë heronj se nuk u thotë njeri hajde luftojmë kundër gjithë botës si çmendanikë të vetmuar!

Por, nuk janë dot së paku as viktima, sepse nuk i internon njeri, nuk i torturon njeri, nuk i dënon kush po the këtë apo atë.

Ik o idiot thuaj çfarë të duash – duket sikur dikush u thotë gjithë ditën!

As heronj, por as viktima. Jeta u bëhet pa kuptim sepse u duket se janë kot, kot në plazh, kot në birrari, kot në seks, kot në pushtet, kot kur grumbullojnë paranë. Kot fare!

Dhe për t’i dhënë kuptim jetës një masë ikin si Kristofor Kolomba, të tjerë shajnë gjithë ditën, ose lëvdojnë gjithë ditën duke bërë kriza psiqiko-orale, ca hedhin karriket në parlament, ca bëjnë propagandë duke treguar qindra milionë turista që nuk kanë tjetër punë veçse të vijnë në qytetet tona gjithë vapë dhe pa pemë, me aroma kalbësirash vere, ca vrasin, vjedhin, ca bëjnë korrupsion sepse duan aventura, ca zënë dashnore gratë e të tjerëve, ca burrat e të tjerave, vetëm e vetëm t’i japin kuptim jetës së tyre!

Ca i hyjne detit me not, ca qellojne me pistolete organet gjenitale te rivaleve seksuale, ca ngasin veturat me shpejtesi sketerre, ca vetevriten

Kerkojme statuset sociale te dikurshme qe n’a jepnin kuptimin, o viktima, o heronj!

Mungon kuptimi i jetes se tanishme, zhytur ne kotesi qe nje dite mbaron, …kot”, shkruan ai.

Zjarr Tv Ad