Absurd shqiptar:Ligji, nëse je gay, lesbike, apo transeksual, ke përparësi për të marrë shtëpi

0
6775
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Qeveria prej kohësh ka hartuar projekt-ligjin për strehimin social. Ky projektligj u diskutua  në komisionin e ligjeve ku pjesë e diskutimit ishte edhe strehimi për anëtarët e komunitetit LGBT që sipas projektit do të kenë përparësi. Këta të fundit, kanë përparësi më shumë madje se njerëzit në nevojë vetëm e vetëm ngaqë janë anëtarë të këtij komuniteti. Ata madje përfshihen në të njëjtën kategori me policët e rënë në detyrë dhe do të trajtohen me përparësi në subvencionimin e qirasë për strehim. Kjo logjikë absurde ka ngjallur reagime edhe në rrjetet sociale ku komentuesit me të drejtë pyesin se pse u dashka të kenë përparësi ata që i përkasin LGBT?! Ligji dikton se këta persona duhet të strehohen menjëherë duke rënë ndesh me ligjin sipas të cilit shteti duhet t’iu garantojë liritë dhe të drejtat, jo t’iu japë privilegje në të mirat publike. Ligji, siç solli në vëmendje disa ditë më parë edhe civitas, bie ndesh me vetveten në këtë rast pasi, pak më sipër, Neni 9 pika 1 thotë shprehimisht: “Të drejtat që burojnë nga ky ligj i garantohen pa asnjë lloj diskriminimi çdo individi, pavarësisht nga gjinia, raca, ngjyra, feja, etnia, gjuha, identiteti gjinor, orientimi seksual, bindjet politike, fetare ose filozofike…” Duke i dhënë përparësi një kategorie sociale mbi bazë të orientimit seksual, ligji ka diskriminuar të tjerët që nuk bëjnë pjesë në këtë kategori. Përfshirja e individëve LGBT, si një kategori e përkrahur nga shteti në mënyrë të vacantë, duke iu dhënë atyre përparësi për çështje që nuk kanë të bëjnë aspak me përkatësitë e tyre, përbën thjesht privilegj. Të jesh gay, nuk përbën asnjë arsye për t’u parë me përparësi nga shteti. Nëse kërkohet që personat me orientim të ndryshëm seksual të jenë të barabartë me të tjerët, nuk ka arsye përse ata të përfshihen në kategori të privilegjuara, për sa kohë ata nuk kanë ndonjë handikap, për t’u trajtuar si kategori në nevojë, për arsye të veçanta.

Zjarr Tv Ad